Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Kosova

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 10:38
Foto Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar sot raportin ditor të gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës.

Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, me përjashtim të mjegullës, ndërkaq në rrugën N9 Prishtinë-Mutivodë, për shkak të temperaturave nën zero (-0), po bëhet hedhja e kripës dhe e rërës.

Edhe në rajonin e Pejës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, për shkak të temperaturave të ulëta, po bëhet shpërndarja e kripës.

Mirëmbajtja po vazhdon edhe në rajonin e Mitrovicës, por pa ndonjë aktivitet shtesë, pasi rrugët janë të gjitha të kalueshme në këtë rajon.

Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, duke theksuar se në drejtimin Suharekë-Caralevë po intervenohet me kripë.

Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa pasur nevojë për ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.

Po ashtu të gjitha auto-udhët janë të lira, pa borë ose ndonjë faktor tjetër nga i cili do të pengohej komunikacioni.

“Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e mirëmbajtjes dimërore të auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në baza ditore, nga edhe do të raportoj vazhdimisht, duke pasur parasysh vështirësitë dhe pengesat që mund të hasin pjesëmarrësit në komunikacion, shkaku i ndryshimeve atmosferike”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat