Zvicra mbështet fushën e sundimit të ligjit në Kosovë

Kosova

Zvicra mbështet fushën e sundimit të ligjit në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:59
Pamje nga takimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka diskutuar për prioritetet dhe reformat në sektorin e drejtësisë.

Mysafiri është njoftuar  për proceset e avancimit të kornizës ligjore në Ministrinë e Drejtësisë, nismat e ndërmarra për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Sipas ministrit, Rishikimi Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, procesi i llogaridhënies duke përfshirë Vettingun dhe themelimi i Gjykatës Komerciale janë pjesë e kësaj reforme, përmes së cilave synohet ngritja e llogaridhënies në sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

Ministri i Drejtësisë, tha se Zvicra në mënyrë aktive ka mbështetur Kosovën në ndërtimin e demokracisë, avancimin e institucioneve të sundimit të ligjit dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.

Ndërsa ambasadori i  Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, duke vlerësuar partneritetin e ngushtë ndërmjet dy vendeve, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së shtetit të tij për fushën e sundimit të ligjit dhe për bashkëpunim bilateral në mes dy shteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat