Kryetari Bulliqi priti në takim drejtorin teknik të Telekomit

Kosova

Kryetari Bulliqi priti në takim drejtorin teknik të Telekomit

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 16:06
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Bislim Fetahun – drejtor teknik i Telekomit të Kosovës.

Në takimin e sotëm të kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi, me drejtorin teknik të Telekomit të Kosovës, Bislim Fetahu, u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e shërbimeve të kësaj kompanie për qytetarët e Komunës së Podujevës.

Gjatë takimit u bisedua për investimet që planifikohen të realizohen nga Telekomi i Kosovës për zgjerim të rrjetit.

Në këtë drejtim drejtori teknik i Telekomit tha se në disa lokacione brenda territorit të komunës sonë do të vendosen antena të reja me kapacitet më të lartë të shpërndarjes së valëve të telefonisë dhe internetit.

Në takim ishin të pranishëm edhe Fevzi Jetullahu – Drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Abdullah Havolli –inxhiner në Telekom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat