Komuna e Deçanit shpërblehet me grandin në vlerë mbi 100 mijë euro

Kosova

Komuna e Deçanit shpërblehet me grandin në vlerë mbi 100 mijë euro

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Deçan

Komuna e Deçanit në kuadër të projektit për mjedis të Pastër është shpërblye me grandin në vlerë mbi 100 mijë euro.

Këtë e ka bërë e ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, Komuna e Deçanit.

Po ashtu thuhet se do të punojmë për Deçanin  Ekologjik dhe të pastër.

‘Në “Garën për Mjedis të Pastër”, Komuna e Deçanit,  në raundin e dytë të skemës së Grantit të Performancës Komunale – Mjedisi i Pastër, ka fituar një stimul financiar për performancën e saj në menaxhimin e mbeturinave duke u rradhitur në mesin e fituesve, e shpërblyer me shumën: 110,210.00 €. Faleminderoj Ministrinë e Ekonomisë dhe GIZ-in për vlerësimin. Nuk do të ndalemi do të vazhdojmë të punojmë për Deçanin Ekologjik dhe të Pastër’, thuhet në postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat