​500 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” nuk iu ka paguar 20 përqindëshi nga privatizimi

Kosova

​500 punëtorëve të “Ramiz Sadikut” nuk iu ka paguar 20 përqindëshi nga privatizimi

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 17:33
Komisioni Hetimor Parlamentar

Përfaqësuesi i ndërmarrjes shoqërore “Ramiz Sadiku”, Maliq Demiri ka akuzuar AKP-në se ka bërë diskriminime në ndarjen e 20 përqindëshin pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.

Ai para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se afër 500 punëtorë kanë mbetur pa u kompensuar nga AKM.

Demiri: Jemi diskriminuar nga AKM-ja

“Ne shohim se jemi diskriminuar, nuk kanë punua në aspektin e duhur që duhet të punohet. Pasi janë disa firma që janë privatizua i kanë përfshirë të gjithë, emër mbiemër dhe e kanë marrë 20 përqindëshin, a tek ne janë bërë diskriminime të hatashme. Krejt Kosova e dinë çfarë privatizimi është bërë në ‘Ramiz Sadiku’, një dallim prej tjerave firmave...afërt 500 i kemi të cilët nuk janë kompensuar”, tha ai.

E deputeti nga LVV-së në këtë komision, Hekuran Murati pyeti se është bërë një diferencim i tillë.

Murati: Pse është bërë kjo listë me vetëm 530 persona

“Është bërë ky diferencimi mes atyre që kanë dalë në pension dhe atyre që kanë qenë para moshës së pensionimit. Tash kur është bërë kjo lista, ju e thatë se kanë qenë mbi 2000 punëtorë, fillimisht a është bërë lista prej 530 veta, pse është bërë kjo listë, e jo më shumë”, pyeti ai.

Ndërsa, Demiri tha se nuk ka informacion për një gjë tillë, por të njëjtin të hollat e 20 përqindëshin i kanë marrë pa asnjë proces gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat