Bulliqi vizitoi shkollën “Enver Maloku”

Kosova

Bulliqi vizitoi shkollën “Enver Maloku”

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:11
Shpejtim Bulliqi

Në oborrin e SHFMU “Enver Maloku” në Podujevë janë duke u kryer punimet në ndërtimin e parkingut dhe rregullimin e hapësirës brenda shkollës për shfaqje teatrale dhe manifestime të ndryshme.

Për të përcjellë nga afër realizimin e këtyre projekteve, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot këtë shkollë.

Gjatë kësaj vizite kryetari Bulliqi, i cili shoqërohej nga nënkryetarja e Komunës Marigona Lahu dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, ka kërkuar të respektohet dinamika dhe cilësia e kryerjes së punimeve në ndërtimin e parkingut, sipas projektit.

Kryetari Bulliqi ka vizituar edhe ambientet e brendshme të shkollës, ku po rregullohet një hapësirë për shfaqje teatrale dhe organizimin e manifestimeve të ndryshme.

Me këtë rast kryetari Bulliqi ka thënë se krahas angazhimit për ngritjen e cilësisë në arsim, gjatë vitit të ardhshëm do të realizohen projekte infrastrukturore nëpër shkolla, për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat