Komuna dhuroi lektyrë shkollore për bibliotekën e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”

Kosova

Komuna dhuroi lektyrë shkollore për bibliotekën e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Komuna dhuroi lektyrë shkollore për bibliotekën e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë për Arsim, ka vazhduar me furnizimin e bibliotekave të shkollave me lektyrë shkollore, duke dhuruar 48 tituj me nga 80 ekzemplarë librash për Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me rastin e dhurimit të kontingjentit të lektyrës shkollore në gjimnaz, tha se Komuna do të vazhdojë të investojë në krijimin e hapësirave për biblioteka dhe lexim nëpër shkollat tona.

Furnizimin e shkollave me libra-lektyrë shkollore kryetari Bulliqi e ka cilësuar investim në dije.

“Ky është vetëm fillimi sepse edhe në ta ardhmen do të angazhohemi që bibliotekat e shkollave t’i furnizojmë me tituj të ri, në mënyrë që ato t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e nxënësve për lektyrë shkollore”, tha kryetari Bulliqi.

Me këtë rast kryetari Bulliqi, në ditën e fundit të gjymëvjetorit të parë të këtij viti shkollor, vizitoi ambientet e gjimnazit, dhomat e mësimit dhe kabinetet.

Në ceremoninë e dhurimit të librave ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, gjimnazit iu dhuruan 48 tituj ma nga 80 ekzemplarë librash.

Në kuadër të këtij projekti do të bëhet furnizimi më lektyrë shkollore i 37 shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me 62 tituj dhe 20 mijë ekzemplarë librash. Ndërsa, tri shkollat e mesme të larta do të furnizohen me 50 tituj me nga 200 ekzemplarë, gjithsej 10 mijë libra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat