Kastrati sqaron prerjen e pishave në Karaçevë të Epërme

Kosova

Kastrati sqaron prerjen e pishave në Karaçevë të Epërme

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:16
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka sqaruar prerjen e pishave në Karaçevë të Epërme.

I pari i komunës ka thënë se prona në fjalë më herët ka qenë nën menaxhim të AKP-së, ndërkaq tani është privatizuar nga një qytetar i po këtij fshat, dhe se sipas tij nuk është pronë komunale.

Ky është postimi i plotë i kryetarit Kastrati:

Sqarim në lidhje me prerjen e pishave në Karaçevë të Epërme

Prona në fjalë më herët ka qenë nën menaxhim të AKP-së, ndërkaq tani është privatizuar nga një qytetar i po këtij fshati. Pra, nuk është pronë komunale!

Pas kaplimit të zjarrit në këtë hapësirë në vitin 2019, pronari ka kërkuar leje nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, për prerjen fitosanitare të këtyre pishave, në mënyrë që të shmanget dëmtimi i trupave të tjerë. Pas vlerësimit në terren APK-ja ka rekomanduar se këta drunj duhet të prehen, dhe më pas të krijohet një koridor kundër përhapjes së zjarrit.

Shënjimin e pikave se ku duhet të hapet ky koridor, janë vendosur nga inxhinierët pyjor të dërguar për vlerësim nga APK – Drejtoria Koordinuese Rajonale në Gjilan. Sipas tyre, është obligim ligjor që secila hapësirë pyjore të ketë një koridor ndarës për parandalim të shpërndarjes, në rast kaplimi nga zjarri.

Ne si komunë, kemi ndalur punën e prerjes, deri sa Drejtoria e Pylltarisë dhe Inspektorët nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, kanë dalur në vend të ngjarjes për të parë nëse pronari ka respektuar hapësirën e përcaktuar nga APK për prerjen e tyre!

Gjithashtu, ne do të kërkojmë hetim më të detajuar nga Policia, për të parë nëse zjarri i shkaktuar në vitin 2019 ka qenë i qëllimshëm ose jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat