Shpend Ahmeti ngre alarmin: Duhet shikojmë opsion tjetër për vaksinën

Kosova

Shpend Ahmeti ngre alarmin: Duhet shikojmë opsion tjetër për vaksinën

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:15
Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Kosova duhet të shikojë opsione të tjera që të sigurojë vaksinën, meqë mund të ketë vonesa në vaksinimin mbarëpopullor.

Ahmeti ka njoftuar se 325 mijë dozat e vaksinës anti-Covid, të siguruara nga Bashkimi Evropian, do të vijnë në qershor dhe do jenë në dispozicion për rreth 160 mijë njerëz.

“Deri më tani Kosova zyrtarisht është në rend me i ble 325 mijë vaksina të cilat vijnë në qershor. 325 mijë doza ose për rreth 160 mijë njerëz”, ka shkruar Ahmeti në ‘Facebook’.

Së këndejmi, ai iu ka bërë thirrje autoriteteve shëndetësore të shikojnë për opsione të tjera për sigurimin e një numri më të madh dozash të vaksinës imunizuese të koronavirusit.

“Për këtë arsye kemi bërë thirrje që procesi të filloj para tre muajsh.  Tani duhet të shikojmë opcione tjera”, thuhet tutje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat