Ministri Krasniqi dhe nënkryetari Berisha, vizituan disa nga bizneset në Malishevë

Kosova

Ministri Krasniqi dhe nënkryetari Berisha, vizituan disa nga bizneset në Malishevë

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Vesel Krasniqi, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i kanë vizituar disa nga bizneset në Komunën e Malishevës, ku është njoftuar nga pronarët e tyre, me gjendjen e këtyre bizneseve prodhuese dhe sfidat e tyre, gjatë kësaj periudhe me pandemi.

Krasniqi e Berisha, i kanë vizituar fabrikat “Lirimi” dhe “Myfixmask”, të cilat merren me prodhim dhe artikujt e tyre i eksportojë edhe jashtë vendit, e të cilët i kanë informuar ministrin Krasniqi dhe nënkryetarin Berisha me sfidat e tyre gjatë kësaj periudhe.

“I inkuaroj këto biznese,që biznesin dhe kapacitetet e tyre t’i rrisin edhe më tepër. Tashmë si qeveri kemi miratuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ligj i cili parasheh që t’i mbështesë mbi 80 përqind të bizneseve që janë atakuar më së shumti, sigurisht do kenë mundësi të përfitojnë...ne si MTI përveç kësaj gjatë këtij viti kemi ndarë edhe grante me makineri, me pajisje teknologjike në certifikata të standardeve ISO, dhe po ashtu në planin e vitit 2021, kemi rrit buxhetin dhe që përmes Ligjit për Rimëkëmbje, diku rreth 10.4 milionë euro do të ndahen për bizneset kosovare”, tha ministri Krasniqi.

Kurse, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha tha se është inkurajuese që bizneset, krahas vështirësive që po i kalojnë, po vazhdojnë me prodhim.

“Po kalojnë pothuasje rreth nëntë muaj të pandemisë në Kosovë. Sikurse edhe në gjithë globin, bizneset po ballafaqohen me vështirësi të mëdha, andaj ne jemi këtu bashkë me ju për t’i parë shqetësimet dhe hallet e tyre që janë ballafaquar gjatë kësaj periudhe kohore. Është inkurajuese që bizneset po vazhdojnë punën”, theksoi ai.

Pronarët e këtyre fabrikave, Naser Hoxha, i “MyfixMask” dhe Hashim Thaçi, i “Lirimi”, i kanë njoftuar me pordhimet e tyre të maskave, përkatësisht të letrës, dhe kanë kanë thënë se megjithatë situata me pandemi ka ndikuar në masë të madhe në bizneset e tyre, përkatësisht për exportin e mallrave, prë shkak të kufizimeve të ndryshme, që janë ndërmarrë në kuadër të masave mbrojtëse në raport me pandeminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat