Ndërprerjet e shpeshta të rrymës dhe ujit po sjellin probleme për qytetarët e Malishevës

Kosova

Ndërprerjet e shpeshta të rrymës dhe ujit po sjellin probleme për qytetarët e Malishevës

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:41
Malishevë

Ndërprerjet e shpeshta të rrymës dhe të ujit për pije, janë duke shkaktuatr probleme të shumta për qytetarët e Komunës së Malishevës. Ditëve të fundit, Komuna e Malishevës, është duke u përballur me ndërprerje të shumta të energjisë elektrike dhe në të njëjtën kohë edhe me ndërprerje të ujit për pije, kryesisht në qytet.

Të gjitha këto janë duke sjellë probleme të mëdha për të gjithë banorët.

Energjia elektrike është e domosdoshme për të gjitha amvisëritë dhe për të gjitha bizneset, e po ashtu edhe ndërprerjet e ujit, janë duke ndikuar  direkt në amvisëri dhe biznese, e po ashtu edhe në komunikacion, për shkak të rrjedhës së ujit në rrugë dhe pengesat që po shkaktohet gjatë riparimeve të gypave.

Komuna e Malishevës, kërkon nga KEDS dhe nga Hidroregjioni Jugor, përmirësimin e shërbimeve të tyre në raport me qytetarët, sidomos në këtë periudhë, kur vijnë për pushime edhe mërgimtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat