Kamenicë, për 6 ditë 35 gjoba për mosrespektim të masave anticovid

Kosova

Kamenicë, për 6 ditë 35 gjoba për mosrespektim të masave anticovid

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 12:07
Foto Ilustrim

Policia në Komunën e Kamenicës në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal në vazhdimësi kanë monitoruar dhe inspektuar gjendjen për respektimin e rregullave anticovid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Sipas policisë, nga 14 deri më 20 dhjetor, janë shqiptuar gjithsej 29 tiketa personave që nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Kosovës.

“16 tiketa janë shqiptuar për mos mbajtjen e maskës me gjobë prej 35 euro, dhe 13 tiketa janë shqiptuar për mos respektim të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar me gjobë prej 200 euro.

Ndërsa sipas Inspektoratit Komunal gjatë inspektimit të biznesve janë shqiptuar 6 gjoba për mos respektim të masave. 5 gjoba janë shqiptuar për shërbimet e gastronomisë në vlerë prej 200 euro, dhe 1 gjobë është shqiptuar në një qendër tregtare në vlerë prej 2 mijë euro, për mos respektim të masave”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat