Mustafa: Po ndihmojmë prodhuesit e verërave

Kosova

Mustafa: Po ndihmojmë prodhuesit e verërave

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 14:42
Hoti dhe Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë përuruar ndërtimin e objektit dhe pajisjeve të mikrovinifikimit në komunën e Rahovecit.

Kreu i ekzekutivit tha se me qasjen qeverisëse dhe përkushtimin e bujqve, “kryeqyteti” i rrushit do të vendoset në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës.

Hoti: Do të vendosemi në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës

“Me qasjen dhe qeverisjen politike e mbështetjen që kemi marrë edhe nga ekspertët ndërkombëtar, në këtë regjion që janë tepër punëtorë dhe të përkushtuar për këtë veprimtari, ne do të vendosemi fuqishëm në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe përpunimit të verës”, tha ai.

E ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se laboratori i përuruar është një nga hallkat e rëndësishme që do t’iu ndihmojë prodhuesve dhe përpunuesve të verës.

Mustafa: Po ndihmojmë prodhuesit e verërave

“Ky laborator këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga fusha që vreshtat e nga plasimi i produkteve të verës, mbyllë ciklin duke i ndihmuar prodhuesve dhe përpunuesve të këtyre produkteve të vendosim një herë e mirë në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve”, tha ai.

Kryeministri Hoti gjatë ditës pritet të ketë një agjendë të ngjeshur në rajonin e Rahovecit për t’iu premtuar mbështetje bujqve të kësaj ane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat