​Komuna e Vushtrrisë fiton 212,915€ grant për top përformancë në ambient

Kosova

​Komuna e Vushtrrisë fiton 212,915€ grant për top përformancë në ambient

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 19:21
Xhafer Tahiri

Komuna e Vushtrrisë është radhitur në top mesin e fituesve në Grantin e përformancës – Mjedis i Pastë, vlerësuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe GIZ Gjerman.

212,915€ është shuma e grantit për përformancën e mire në fushën e mjedisit që Vushtrria ka fituar, si Komunë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, ka falënderuar Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit dhe organizatën Gjermane Giz për vlerësimin si dhe ka pohuar se Komuna e Vushtrrisë ka fituar këto 3 vite afër 2 milion € si rezultat e përformancës së mirë në fusha të ndryshme.

“Faleminderit KRM ‘Uniteti’, punëtorëve të vyer, menaxhmentin si dhe punonjësve të Komunës së Vushtrrisë për angazhimin profesional”, tregoi Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat