Kryetari i Komunës së Vushtrrisë jep lajmin e jashtëzakonshëm për qytetarët e qytetit

Kosova

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë jep lajmin e jashtëzakonshëm për qytetarët e qytetit

Nga: M.H Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 08:53
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi në facebok ka jepur një lajm të jashtëzakonshëm për qytetarët e këtij qyteti.

Tahiri ka treguar që Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”, transmeton “Bota sot”.

Më tej, kryetari ka shkruar që investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

Postimi i plotë

Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”. Emri i projektit investues nga ky investitor është VICIANUM MINING PROJECT, dhe kapitali i investimit strategjik është 45,080,383.68 euro, për një periudhë pesë vjeçare. Investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri. Pronat ku realizohet investimi janë prona publike dhe private.

Komuna e Vushtrrisë i ka dhënë mbeshtetje këtij projekti dhe shpresojmë e do të angazhohemi që ky projekt me qenë i sukseshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat