Komuna e Zubin Potokut pa pasuruar liqenin e Ujmanit me 5 tonë peshk krapi

Kosova

Komuna e Zubin Potokut pa pasuruar liqenin e Ujmanit me 5 tonë peshk krapi

Nga: F. B. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:04
Peshku

Pas pasurimit të pjesës së epërme të lumit Ibër, komuna e Zubin Potokut në bashkëpunim me kompaninë publike “Ibar” dhe Shoqatën e peshkatarëve sportiv “Mokra Gora”, kanë pasuruar ujërat e liqenit të Ujmanit  me 5 tonë peshk të llojit të krapi, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota sot”.

Anëtari i organeve të përkohshme të komunës së Zubin Potokut Milosh Peroviç ka thënë se liqeni u pasurua me 5 tonë peshk prej 1,5 deri 2 kg për copë.

Komuna e Zubin Potokut është shumë e pasur me resurse natyrore dhe ne po përpiqemi  që gjithë këtë ta ruajmë. Aksioni i pasurimit me peshq të llojit krap  të liqenit ka për qëllim rritjen e fondit të peshkut me të cilin edhe ashtu liqeni është i pasur.

Shoqata e ruajtjes së peshkut “Liqeni i Gazivodes” do të përkujdeset për përshtatjen e krapit në ujin e liqenit dhe do të angazhohet në evitimin e gjahut dhe dëmtimin e këtij lloji të peshkut ka thënë Peroviç.

Ai theksoi s komuna edhe në të ardhmen do të realizoj aksione të këtilla që kanë synim mbrojtjen e ambientit dhe mjedisit jetësor në këtë pjesë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat