​Ndriçohet rruga Lipjan-Magure, së shpejti edhe disa fshatra

Kosova

​Ndriçohet rruga Lipjan-Magure, së shpejti edhe disa fshatra

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Rruga Lipjan-Magure tani e tutje do të jetë më e sigurt për këmbësorë, por edhe për automjete.

Kjo pasi të mërkurën mbrëma u bë përurimi i ndriçimit investim i Komunës së Lipjanit.

Me këtë rast kryetari Imri Ahmeti ka thënë se ndriçimi i rrugës kryesore që lidhë Lipjanin me Magurën do të mundësojë qytetarëve, por edhe automjeteve siguri më të lartë. Ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt edhe disa fshatra të këtushme do të bëhen me ndriçim publik.

Ahmeti: Ndriçimi i kësaj rruge shton sigurinë në trafik

“Sapo e bëmë lëshimin e dritave në rrugën kryesore, prej Lipjanit deri në Magure, për pak ditë pritet edhe lëshimi i ndriçimit publik edhe në fshatrat Hallaq, Ruvc i Vjetër, Rufc i Ri një pjesë Torinë, Potrovc, Qylagë. Po besoj që kjo rrugë e gjatë me rreth 12 kilometra, do të krijojë mundësi të reja dhe të mundësojë që qytetarët dhe frekuentimi i automjeteve të jetë me i sigurt”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bën të ditur se në këtë projekt përfshihen 20 kilometra ndriçim, vlera e të cilit është rreth 300 mijëra euro.

“Projekti me gjitha këto fshatra, dikund rreth 20 kilometra ndriçim është rreth 300 mijë euro, investim i Komunës së Lipjanit me mjetet e veta vetanake”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu ka thënë se deri në fund të këtij viti do të me ndriçim publik do të bëhet edhe fshati Dobrajë e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat