Hoxhaj: Kurti iu iku negociatave me Serbinë, menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike

Kosova

Hoxhaj: Kurti iu iku negociatave me Serbinë, menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 21:41
Enver Hoxhaj

Kryetari dhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kurti si kryeministër iu ka ikur negociatave me Serbinë, menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike.

Hoxhaj tha se Kurti nuk është rrëzuar nga LDK-ja por është dorëzuar.

“Kurti nuk është rrëzuar nga LDK’ja, por ai është dorëzuar. Kurti iu ka ikur negociatave me Serbinë. I ka ikur menaxhimit të pandemisë. I ka ikur krizës ekonomike”, është shprehur Hoxhaj.

Ndërsa për Hotin, Hoxhaj tha se ka dështuar në ekonomi. Tutje, ai tha se pa PDK’në ky vend mund të shndërrohet në ndonjë lloj protektorati.

“Ndërsa qeveria që erdhi pas tij, ajo e Hotit, kemi pritur që të paktën të merret me gjëra ekonomike. Por, ai pikërisht aty ka dështuar”.

“Ky vend, pa neve mund të shndërrohet në ndonjë lloj protektorati”, shtoi Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat