Sot 6 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Kosova

Sot 6 të shëruar dhe 7 raste të reja me covid në Malishevë

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar shtatë raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 3 raste në Malishevë, dhe 1 rast në Dragobil, Mirushë, Banjë dhe Shkarashnik, ndërsa numri i rasteve aktive është 57 raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë regjistruar 538 persona të prekur me covid-19, prej tyre 449 persona janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 57 persona.

Në listën e publikuar sot nga IKSHPK, teknikisht është bërë një gabim sa i përket personave të prekur me covid-19 në Komunën e Malishevës, sepse janë shtatë raste, e jo tetë siç janë prezantuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat