Festat e fundvitit, komuna e Podujevës merr vendim që të punohet në dy të dielat e ardhshme

Kosova

Festat e fundvitit, komuna e Podujevës merr vendim që të punohet në dy të dielat e ardhshme

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që bizneset të punojnë gjatë këtyre dy të dielave që vijnë

Vendimi është marr me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh të qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët kryejnë furnizimet nëpër qendra tregtare e dyqane për festën e Vitit të Ri, por edhe të krijojmë lehtësira për mërgimtarët që kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre.

Njoftimi i plotë:

Bizneset do të punojnë dy të dielat e ardhshme

Për nder të festave të fundvitit dhe duke pasur parasysh se në komunën tonë kanë ardhur një numër i madh mërgimtarësh, Drejtoria për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Podujevës, kanë marrë vendim që dy të dielat e ardhshme ( 27.12.2020 dhe 03.01.2021) të lejohet puna e bizneseve në territorin e komunës sonë, sipas orarit të përcaktuar nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës.

Vendimi është marrë me qëllim që të shmanget grumbullimi i madh i qytetarëve gjatë ditëve të tjera të javës, të cilët kryejnë furnizimet nëpër qendra tregtare e dyqane për festën e Vitit të Ri, por edhe të krijojmë lehtësira për mërgimtarët që kanë ardhur për të festuar me familjet e tyre.

Përjashtim nga ky vendim bëhet vetëm për barnatoret, të cilat vazhdojnë të punojnë me kujdestari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat