Mospajtime për vendin e lapidarit në Prapashticë, banorët nuk duan të vendoset në pronën e djalit të Isa Mustafës

Kosova

Mospajtime për vendin e lapidarit në Prapashticë, banorët nuk duan të vendoset në pronën e djalit të Isa Mustafës

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:32
Prapashticë

Për 100 vjetorin e masakrës së Prapashticës ku u vranë 1520 qytetarë civilë, gjatë muajit janar pritet të vihet gurthemeli i një memoriali në nderim të viktimave.

Por, banorëve nuk po iu pëlqen vendi që është caktuar për t’u ndërtuar ky monument.

Ata duan që lapidari të zë vend në oborrin e shkollës dhe jo në pronën e djalit të Isa Mustafës i cili i fali katër ari tokë për këtë projekt.

Sipas banorëve, ky vend skaj rrugës nuk është aq i përshtatshëm sikur ai pranë shkollës, i cili do t’u shërbente edhe nxënësve për të mësuar historinë.

Ata nisën një peticion për të kundërshtuar këtë vendim të komunës i cili është aprovuar edhe në kuvendin komunal.

Për projektin në fjalë janë ndarë 175 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat