“Dita e Veteranit”, Ahmet Isufi nderon Dëshmorët e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut

Kosova

“Dita e Veteranit”, Ahmet Isufi nderon Dëshmorët e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut

Nga: A.SH Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:58
Ahmet Isufi

Sot shënon “Dita e Veteranit” dhe ish-deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi ka bërë homazhe pranë lapidarit Dëshmort e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut.

“Në kujtim të tyre, veteranët ndjehen krenarë që ishin krah për krah në ditët më të vështira, atëherë kur kërkohej përkushtimi e sakrifica”, ka shkruar Isufi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Dita e Veteranit

Në këtë ditë, nderuam duke vendosur buqeta lulesh, Dëshmorët e Kombit, ata që u bënë themeli i lirisë së atdheut.

Në kujtim të tyre, veteranët ndjehen krenarë që ishin krah për krah në ditët më të vështira, atëherë kur kërkohej përkushtimi e sakrifica.

Falënderim i veçantë për të gjithë ata që nderojnë këtë ditë duke respektuar dhe vlerësuar luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat