Prishtina sot me mbi 100 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Kosova

Prishtina sot me mbi 100 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:07
Prishtinë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1294 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 229 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 101 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 90 prej tyre vijnë nga Prishtina, 3 nga Kolovica dhe Havjalia, 2 nga Barliva dhe Matiqani, dhe  një rast fshati Ballaban.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur katër persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat