Gjatë kësaj jave moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

Kosova

Gjatë kësaj jave moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell

Më: 4 janar 2021 Në ora: 06:01
Ilustrim

Në parashikimi i motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat