Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi autoambulancë QKMF-së në Podujevë

Kosova

Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi autoambulancë QKMF-së në Podujevë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:03
Fondacioni “Labinot Tahiri” i dhuroi autoambulancë QKMF-së në Podujevë

Fondacioni “Labinot Tahiri” i humanistit dhe këngëtarit Labinot Tahiri ka dhuruar sot një autoambulancë për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Me rastin e dorëzimit të autoambulancës, humanisti Tahiri tha se ky donacion vjen si premtim i tij pak ditë më parë, gjatë dorëzimit të një donacioni tjetër për QKMF në Podujevë.

“Mbetemi të përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen për të realizuar projekte të përbashkëta me Komunën e Podujevës”, tha Tahiri.

Kryetari Bulliqi e falënderoi humanistin Tahiri për donacionin, për të cilën tha se do të shërbejë në ofrimin e shërbimeve dhe ndihmës së shpejtë shëndetësore pacientëve.

“Autoambulanca që po e pranojmë sot është një ndihmesë për QKMF-në, në ofrimin e shërbimeve sa më të shpejta, e më cilësore, sidomos në këto rrethana pandemike, ku shërbimet e mira shëndetësore janë primare”, tha Kryetari Bulliqi.

Humanisti Tahiri dhe kryetari Bulliqi u zotuan se bashkëpunimi mes Komunës dhe fondacionit “Labinot Tahiri” do të shtrihet edhe në fusha tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat