Reshjet shkaktojnë turbullira në ujin e pijes, ndërpritet furnizimi në këto qytete

Kosova

Reshjet shkaktojnë turbullira në ujin e pijes, ndërpritet furnizimi në këto qytete

Më: 8 janar 2021 Në ora: 09:14
Foto Ilustrim

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar turbullira në kanalet ku merret uji i pa përpunuar i cili më pastaj trajtohet për pije në Kosovë.

KRU Prishtina ka njoftuar se rrjedhjet sipërfaqësore të ujit në zonat fushore kanë përfunduar tek kanali i Ibër Lepencit, dhe si shkak i saj ka rritje të turbullirës.

Si pasojë, trajtimi i ujit për pije është pamundësuar dhe si rezultat nga ora 9:30, Fushë Kosova, Obliqi, Drenasi dhe lagja “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijes.

Uji do të rikthehet në momentin që do të sigurohet cilësia e duhur pas trajtimit.

Postimi i plotë:

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm , duke filluar nga ora 09:30 për Fushë Kosovën dhe lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë. Përveq ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto dy zona, ndërprerje do të kenë edhe Obiliqi dhe Drenasi. Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat