Malisheva aktivizon të gjitha kapacitetet e komunës për menaxhimin e situatës nga reshjet

Kosova

Malisheva aktivizon të gjitha kapacitetet e komunës për menaxhimin e situatës nga reshjet

Më: 8 janar 2021 Në ora: 14:14
foto nga vendi ngjarjes

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka mbajtur një takim urgjent me Këshillin e Drejtorëve, ku është raportuar për gjendjen nga reshjet atmosferike në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari Berisha, ka kërkuar nga të gjitha drejtoritë, angazhim të shtuar dhe shfrytëzimin e të gjitha kapaciteteve që ka komuna, për menaxhimin sa më të mirë të situatës.

“Të gjithë drejtorët të jenë në shërbim të menaxhimit të situatës. Të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që ka komuna, përfshi edhe angazhimin e kompanive private, me mjete të rënda, për intervenime të mundshme, varësisht nga situata”, ka urdhëruar nënkryetari Berisha.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe FSK-në dhe AME, dhe në rast nevoje do të kërkohet ndihma e tyre.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka bërë të ditur se disa rrugë janë të bllokuara, ndërsa deri në mesditë është intervenuar në gjashtë raste, përfshi edhe objekte banimi, ndërsa sipas tij, edhe pse nivel i ujit është në rritje të vazhdueshme, sidomos në lumin Mirusha, nuk ka rrezik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat