Policia tregon për rastin e hapjes së llogarive false të kryetarit të Obiliqit

Kosova

Policia tregon për rastin e hapjes së llogarive false të kryetarit të Obiliqit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:06
Foto ilustrim

Një zyrtare e Komunës së Obiliqit, ka informuar policinë se persona të panjohur në fejsbuk, kanë hapur llogari në emër të kryetarit të komunës. 

Derisa policia ka nisur me hetimin e rastit dhe zbardhjen e tij. 

Policia njofton se në Obiliq me 7.01.2021 rreth orës 21:04, ankuesja femër e Kosovës, zyrtare e Komunës së Obiliqit ka informuar se persona të pa njohur, në rrjetin social facebook kanë hapur llogari të rreme në emër të kryetarit të komunës.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin si vjedhje e identitit dhe pajisje e qasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat