Rrufeja goditi stadiumin në Podujevë, kjo është gjendja e objektit

Kosova

Rrufeja goditi stadiumin në Podujevë, kjo është gjendja e objektit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:19
Rrufeja goditi stadiumin në Podujevë, kjo është gjendja e objektit

Arena Sportive “Anuari” në Peran të Podujevës, u godit të dielën nga rrufeja me ç’rast është dëmtuar gjysma e objektit, njofton Klan Kosova.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Podujevës, Elhame Kutllovci, bashkë me ish-deputetin e Kuvendit, Fitim Haziri, e vizituan dje objektin dje kanë parë nga afër dëmtimin që ka pësuar ky objekt sportiv.

Për fat të mirë, edhe pse në momentin e goditjes në palestër kishte sportistë, askush nuk ka pësuar lëndime.

Drejtoresha Kutllovci do të ngre një komision për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë e përkrahjes financiar nga institucionet kompetente, që ky objekt sërish të funksionalizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat