​Reshjet bllokojnë totalisht një lagje në fshatin Kërvasari të Malishevës

Kosova

​Reshjet bllokojnë totalisht një lagje në fshatin Kërvasari të Malishevës

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë bllokuar banorët e lagjes në rrugën “Shaip Bytyçi” në fshatin Kërvasari të Malishevës.

Në pamundësi për të lëvizur edhe për nevojat më elementare, banorët e kësaj lagjeje i thanë se janë organizuar dhe kanë provuar që me mjete vetanake të lirojnë rrugën.

Mirëpo, kjo ishte e pamundur dhe ata vazhdojnë të mbeten të bllokuar.

Banorët e kësaj lagjeje bëjnë thirrje nga organet komunale për intervenim sa më të shpejtë sepse gjendja e tyre mund të vështirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat