Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me reshje të dobëta bore

Kosova

Gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me reshje të dobëta bore

Më: 13 janar 2021 Në ora: 06:00
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat