Tre të rinj kryen vjedhje grabitqare në “Viva Fresh”

Kosova

Tre të rinj kryen vjedhje grabitqare në “Viva Fresh”

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vjedhje ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Kosovë.

Tre persona, të moshës rreth 16-17 vjeç kanë hyrë në “Viva Fresh” dhe kanë kryer vjedhje.

Burimet thonë se të dyshuarit kanë marrë gjëra ushqimore dhe pastaj kanë ikur nga marketi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Me urdhër të prokurorit të rastit, është hapur rasti vjedhje grabitëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat