Mot i ftohtë gjatë ditëve në vazhdim

Kosova

Mot i ftohtë gjatë ditëve në vazhdim

Më: 19 janar 2021 Në ora: 07:19
Ilustrim

Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë javës. Në fillim të javës mbetet shumë ftohtë, më pas temperaturat në rritje. Nga e premta priten mundësi edhe për të reshura shiu.

19.01 - Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime. Në mëngjes shumë ftohtë.

20.01 - Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 - Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë. Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.

22.01 - Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat