Malishevë: 6 të shëruar dhe 11 raste të reja me Covid-19

Kosova

Malishevë: 6 të shëruar dhe 11 raste të reja me Covid-19

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë me covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe në kontakt me rastet në terren.

Raste e ditës së sotme vijnë nga këto vendbanime: nga 3 raste në Drenoc dhe Carrallukë, nga 2 raste në Turjakë dhe Gurbardh dhe 1 rast në Bellanicë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 667 persona, prej tyre 517 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 110 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat