​Hoti: Me renovimin e stadiumit të qytetit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë

Kosova

​Hoti: Me renovimin e stadiumit të qytetit po kompletohet infrastruktura sportive në Gjakovë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:01
Hoti dhe Dumoshi

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti vizitoi sot stadiumin e Qytetit të Gjakovës, për të parë nga afër punimet që janë duke u zhvilluar në renovimin e këtij stadiumi.

Hoti tha se ndihet mirë që ky projekt po kompletohet dhe po vazhdojnë punimet në renovimin e stadiumit që i përket kategorisë së katërt për lojë ndërkombëtare dhe që i jep gjallëri qytetit të Gjakovës.

"Besoj se me këtë infrastrukturë dhe një rrjet të tërë të infrastrukturës të fushave të tenisit dhe objekteve të tjera që janë në përfundim, po kompletohet e tërë infrastruktura sportive jo vetëm për qytetin e Gjakovës, por për tërë këtë rajonin" tha ai.

Në këtë aktivitet, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat