U mbajt sesioni informues “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”

Kosova

U mbajt sesioni informues “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”

Më: 29 janar 2021 Në ora: 09:51
U mbajt sesioni informues “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”

Organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK) në qytetin e Vitisë, është mbajtur të mërkurën një sesion informues lidhur me zbatimin e projektit trevjeçar (2020-2022) “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” , i cili synon përmirësimin e kushteve jetësore të fermerëve , rritjen e gjenerimit të hyrave dhe prodhimin bujqësor.

Sipas Arlinda Sahiti, Drejtoresh për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ky projekt do të kontribuoj që fermerët, gratë, të rinjtë̈ dhe studentet përmes aktiviteteve përkrahëse me grante , punë praktike aftësim profesional të krijojnë kushte për aktivitetet bujqësore apo biznesore, të cilat mundësojnë krijimin e të hyrave punësimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike te tyre.

Ndërkaq të pranishmit u njoftuan më gjërësisht lidhur me rëndësinë e këtij projekti nga përfaqësuesja e IADK-së, znj. Sylejman Bunjaku.

Ndërkaq bëhet me dije se ky projekt bashkëfinancohet në Viti nga donatori BfDW nga Gjermania me Komunën e Vitisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat