Zgjedhjet parlamentare, përplasje dhe trysni edhe në kampin e pakicës serbe në Kosovë

Kosova

Zgjedhjet parlamentare, përplasje dhe trysni edhe në kampin e pakicës serbe në Kosovë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Të gjithë janë përqendruar tek partitë e mëdha politike shqiptare, por për zgjedhjet e 14 shkurtit, përplasje e fortë është duke u zhvilluar edhe mes komunitetit serb në Kosovë.

Kjo po bëhet mes Listës Serbe që dirigjohet direkt nga presidenti Aleksandër Vuçiç dhe politikanëve lokalë që Kosovën e njohin si shtetin e tyre.

Që nga viti 2012 kur si derivat i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është krijuar Lista Serbe, partitë e tjera të pakicës serbe në Kosovë kanë dalë tërësisht jashtë loje.

Siç thonë zyrtarët e tyre,  kjo ndodh për faktin se Lista Serbe mbështetet fuqishëm financiarisht dhe politikisht nga Aleksandër Vuçiç.

Politikanët lokalë serbë deklarojnë se presioni e brutaliteti është aq i lartë ndaj qytetarëve të kësaj pakice saqë kush nuk voton Listën Serbe, pushohet nga puna dhe përballet me keqtrajtim.  VOX: Sllavisha Petkovic- Kryetar i Lidhjes Demokratike Serbe

"Me ardhjen e Listës Serbe më 2012, gjithçka ngeci. Çdo ditë e më shumë po përkeqësohet. Ju nuk keni nevojë t'i bindni njerëzit shumë nëse janë mirë apo nuk janë, njerëzit e shohin vetë, shihet kolapsi ekonomik i sistemit. Çdo komunë serbe nuk po përparon, por fatkeqësisht janë në regres. Asnjë investim, asgjë. Askush nuk është përgjegjës. Të njëjtit njerëz mbajnë pesë ose gjashtë pozita. Askush nuk kujdeset për askënd veç për veten e tyre. Kjo duhet të mbarojë njëherë e përgjithmonë. Unë garantoj se nëse kthehemi përsëri në Qeveri, gjërat do të shkojnë krejtësisht ndryshe,” – u shpreh Sllavisha Petkoviç, kryetar i Lidhjes Demokratike Serbe.

Petkovic dikur ishte ministër për Kthim e Komunitete dhe tani garon me pesë kandidatë për deputetë.

Plane për t’u kthyer në Qeveri e të mos i nënshtrohen Listës Serbe, kanë edhe politikanët e tjerë lokalë serbë sikurse Nenad Rashiç, i cili gjithashtu dikur ishte ministër e së fundi edhe këshilltar i ish kryeministrit Albin Kurti. 

Partia e Rashiç garon në zgjedhje me Nismën Qytetare “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” dhe për kundërshtar, deklaron se kanë Listën Serbe. 

Presioni mbi votuesit serbë i ushtruar nga Lista Serbe është evidentuar edhe në raportet e vëzhguesve në zgjedhjet e kaluara parlamentare e lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat