MI njofton se rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, por bën apel për kujdes

Kosova

MI njofton se rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, por bën apel për kujdes

Nga: A.SH Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:28
Foto

Ministri në deytrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka njofutar se, edhe përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Ai gjithashtu ka shkruar “lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”.

Postimi në Facebook:

Përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor.

Video e sotme nga Autoudha R6
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat