Votuesit kapen duke fotografuar votat në Klinë dhe Istog

Kosova

Votuesit kapen duke fotografuar votat në Klinë dhe Istog

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:10
Vlora Latifi

Përfaqësuesja e DnV-së, Vlora Latifi, ka njoftuar për disa shkelje në komunën e Klinës dhe Istogut gjatë procesit zgjedhor.

Megjithatë, ajo tha se nuk ka pasë ndonjë incident apo parregullsi të madhe.

“Parregullsitë që kemi identifikuar kanë qenë fotografimi i  votës, më shumë ka pasë parregullsi në respektimin e masave kundër pandemisë. Një pjesë e komisionerëve ose të Këshillit të Vendvotimeve nuk i kanë mbajtur maskat dhe dorezat”.

Po ashtu, Latifi tha që ka pasë edhe raste kur qytetarët nuk i kanë hequr maskat sa për t’u identifikuar kur ia kanë dhënë letërnjoftimet.

“Në komunë të Klinës dhe Istogut, prej periudha të caktuara në vendvotime të caktuara, kemi 1-4 raste. Pra, është një numër i ndjeshëm i personave që kanë fotografuar votën”.

Latifi ka thënë se ka një vetëdijësim të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat