Policia Rajonale e Gjakovës ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj

Kosova

Policia Rajonale e Gjakovës ka ndarë mirënjohje për kryetarin e Malishevës, Ragip Begaj

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Ragip Begaj

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë - Gjakovë, kolonel Lumni Graishta, ka ndarë mirënjohje për Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për bashkëpunimin dhe për përkrahjen e pa rezervë për Policinë e Kosovës. Kjo mirënjohje është ndarë në fund të vitit 2020, por sot i është dorëzuar me rastin e  13 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në emër të drejtorit të Policisë për Rajonin e Gjakovës, kolonelit Lumni Graishta, sot këtë mirënjohje, kryetarit Begaj, ja ka dorëzuar komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiten Azem Krasniqi, ndërsa në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Kryetari Begaj, e ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe drejtorin Graishta për vlerësimin e bërë për Komunën e Malishevës, e po ashtu edhe nënkryetari Berisha, e ka falënderuar policinë për vlerësimin e angazhimit të kryetarit Begaj, si dhe për bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve.

Edhe kapiteni i policisë dhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, Azem Krasniqi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe në veçanti kryetarin Begaj, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat