Komuna e Podujevës dhe “Help” ndihmojnë bizneset e udhëhequra nga gratë

Kosova

Komuna e Podujevës dhe “Help” ndihmojnë bizneset e udhëhequra nga gratë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:01
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim Shqipe Breznicën- drejtoreshë e organizatës gjermane “Help” në Kosovë, me të cilën ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet kryetarit Bulliqi dhe drejtoreshës së organizatës “Help”, ku ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, Pajtim Balaj, ka për qëllim përkrahjen e grave llapjane, që operojnë në fushën e Efiçencës së Energjisë.

Kryetari Bulliqi tha se në bazë të marrëveshjes nga ky projekt do të përfitojnë 20 biznese të udhëhequra nga gratë në Podujevë, me qëllim të rritjes së ndërmarrjes së tyre përmes shfrytëzimit me efiçent të energjisë dhe do të ketë ndikime pozitive në zvogëlimin e kërkesës për energji elektrike dhe shpenzime të ngjashme në sektorin banesor.

Në kuadër të projektit bizneset do të mbështeten për të filluar ose zhvilluar bizneset e tyre ku do të përfitojnë donacion për pajisje me vlerë mesatare prej 2,649.00 euro; organizim të biznesit dhe trajnimet profesionale sipas nevojave të klientit, si dhe do të bëhet monitorimi i bizneseve të mbështetura.

Zhvillimi i aktiviteteve të përmendura do të financohet me shumën totale të kosotos direkte prej 52,980 euro (grante dhe trajnime), ndërsa Komuna e Podujevës do të kontribuojë me 25% të shumës totale të investimit që është 13, 245 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat