Kamenica i nderon familjet që i shndërruan shtëpitë shkolla gjatë viteve të ‘90-ta

Kosova

Kamenica i nderon familjet që i shndërruan shtëpitë shkolla gjatë viteve të ‘90-ta

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:29
Qëndron Kastrati

Nga Komuna e Kamenicës për festën e 7 Marsit kanë vendosur pllaka përkujtimore dhe kanë ndarë mirënjohje për familjet që shndërruan shtëpitë e tyre në shkolla gjatë viteve të ‘90-ta.

Kështu ka njoftuar i pari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një njoftimi në Facebook.

Duke ua uruar festën e 7 Marsit, ai ka thënë se mësuesit ishin në ballë rezistencës.

Kryetari Kastrati ndër të tjera ka thënë se në të gjitha shtëpitë shkolla do të vendosen pllaka të tilla.

Njoftimi i plotë:

Nuk ka komb pa gjuhë amëtare. Nuk ka triumf pa sakrificë. Për këtë, sot nderuam të gjithë ata që shndërruan shtëpitë e tyre në shkolla gjatë rezistencës së shqiptarëve ndaj politikave shtypëse të Serbisë që ndaloi mësimin shqip.

Në Ditën e Mësuesit, vendosëm pllaka përkujtimore në shtëpitë shkolla, kryefamiljarët e të cilave kishin hapur dyert në vitet e nëntëdhjeta për nxënësit shqiptarë.

Vitet e 90-ta ishin vite të vështira për Kosovën. Mësuesit ishin në ballë të rezistencës. Prandaj, në këtë ditë ndava mirënjohje për familjet që lëshuan shtëpitë e tyre që të vazhdojë mësimi.

Pllaka të tilla do të vendosen në të gjitha 23 shtëpitë shkolla në Komunën tonë.

Urime 7 Marsin të gjithë mësuesve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat