8 Marsi, ambasadori Abbott i bashkohet aktiviteve

Kosova

8 Marsi, ambasadori Abbott i bashkohet aktiviteve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:49
Nicholas Abbott

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për nder të Ditës së Gruas.

“Isha i nderuar të marr pjesë në një ngjarje për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas bashkë me ushtruesene detyrës së presidentes, Vjosa R. Osmani, UN Women Kosova dhe Fondacioni IPKO.

Ne iu bashkuam grave të reja nga komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptianë që kanë përfituar nga projekti “Kthimi në Normalen (e Re)” që ambasada jonë ka mbështetur me teknologji për t’i mundësuar atyre që të vazhdojnë studimet gjatë pandemisë”.

Kështu shkruan diplomati britanik në një postim në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat