Në QKMF funksionalizohet aparatura për spirometri

Kosova

Në QKMF funksionalizohet aparatura për spirometri

Më: 9 mars 2021 Në ora: 15:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, sot është funksionalizuar aparatura e re për spirometri.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, bëri përurimin e kësaj pajisjeje, përmes së cilës bëhet diagnostifikimi sëmundjeve kronike të mushkërive.

Kryetari Bulliqi tha se prioritet i ekzekutivit komunal gjatë udhëheqjes së tij do të mbetet angazhimi në krijimin e kushteve më të mira në shëndetësi për gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës.

Aparatura e re është e vendosur në shërbimin pulmologjik në katin e tretë të objektit të ri të QKMF-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat