Institucionet komunale ngushëllojnë familjen Shabani

Kosova

Institucionet komunale ngushëllojnë familjen Shabani

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:07
Shaqir Shabani

Me rastin e vdekjes së veprimtarit të dalluar Shaqir Shabani, kryetari i komunës Sokol Haliti, i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke potencuar se baca Shaqë, gjithë jetën e vetë kontriboi për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.

Shaqir Shabani, përmes mbështetjes që u ka dhënë mërgimtarëve , të cilët si pasojë e dhunës së okupatorit serb kishin ikur në Francë, pastaj për lobimin e qështjes së Kosovës në institucione dhe mekanizma të ndryshëm në Francë e Zvicër si dhe aktivitete të tjera, ka lënë gjurmë të pa shlyera në përpjekjet gjithë popullore për liri e pavarësi.

Shaqir Shabani, I cili si përndjekur politik nga viti 1985 jeton në Francë, ishte themelues i Shoqatës kulturore “Rugova”, si dhe themelues i shkollave për mësim në gjuhën shqipe në shumë qytete të Francës.

Ai pos aktiviteteve tjera në mbështetetje të mijëra mërgimtarëve për sistemim në Francë si dhe inicimin e shumë aksioneve humanitare ndihmë vendlindjes, ka qenë ura lidhëse mes institucioneve të Kosovës si para ashtu edhe pas luftës me institucionet franceze dhe zvicerane. Krahas shumë qmimeve dhe mirënjohjeve të pranuara nga instituicionet e Kosovës, për gjithë këtë kontribut është nderuar edhe me çmimin prestigjios ndërkombëtar për paqe dhe humanizëm “ Richard Holbrook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat