Një vit nga regjistrimi i rastit të parë me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Një vit nga regjistrimi i rastit të parë me Covid-19 në Malishevë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:26
Malishevë

Pas një viti përballje me pandeminë  e Covid-19, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër ët kryetarit Begaj dhe në emër të shtabit emergjent komunal, i ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, sot bëhen një vit nga shënimi i rastit të parë me covid-19 në Malishevë. Gjatë një viti jemi përballur me sfida sa i përket menaxhimit të situatës me pandemi, dhe të gjithë këto sfida nuk do të mund ti kalomin, pa përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj.  Në emër të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe në emër të shtabit komunal emergjent, ju falënderojmë të gjithëve pa dallim, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Berisha.

Nënkryetari Berisha, i ka falënderuar të gjithë qytetarët, të gjitha institucionet lokale dhe qendrore për bashkëpunim e treguar tash e një vit përballje me pandeminë Covid-19.

Përndryshe, në territorin e Komunës së Malishevës, gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga shënimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 848 raste, prej tyre 768 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 33 persona.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat