Inspektorati gjobit 4 lokale që nuk respektuan masat antiCOVID në Mitrovicë, 2 prej tyre u mbyllën

Kosova

Inspektorati gjobit 4 lokale që nuk respektuan masat antiCOVID në Mitrovicë, 2 prej tyre u mbyllën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 21:49
Foto ilustruese

Inspektorati sanitar i Agjencisë, Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Policinë e Kosovës ka shqiptuar 4 gjoba juridike për lokale të gastronomisë në Mitrovicë për mosrespektim të masave antiCOVID.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka njoftuar se janë shqiptuar edhe 7 gjoba për personelin shërbyes të restoranteve të cilët nuk kanë bartur maskat.

“Deri më tani Inspektorati Sanitar i AUV, Regjioni Mitrovicë, ka shqiptuar 4 gjoba juridike per lokale të gastronomisë të cilat nuk kanë mbajtur distancën sipas vendimit te qeverise dhe ligjit antiCOVID-19. Po ashtu, janë shqiptuar 7 gjoba për personelin shërbyes në restaurante të cilët iu  kanë shërbyer klientëve pa maska (kamarier). Kontrollet janë duke vazhduar bashkë me Policinë për mbikëqyrje të distancës, mbajtjes së maskave dhe mbylljes sipas orarit në ora 22:00”, tha ndër të tjera Thaçi.

Po ashtu, Thaçi ka bërë të ditur se dy lokale në Mitrovicë janë zbrazur pasi që nuk kanë respektuar masat antiCOVID, përkatësisht distancën fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat