Flet mjeku nga Kosova që mori vaksinën e AstraZeneca në Kukës

Kosova

Flet mjeku nga Kosova që mori vaksinën e AstraZeneca në Kukës

Më: 16 mars 2021 Në ora: 07:40
Ilustrim

Në Qendrën Rajonale të Telemjekësisë në Kukës të hënën ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 me vaksinën e AstraZeneca.

Sipas kryeministrit Edi Rama, të gjithë mjekët nga Kosova duhet të shkojnë në Kukës për t’u vaksinuar meqë kontrata e blerjes së vaksinës nuk lejon dhurimin e saj si donacion për Kosovë. Mjeku nga Kosova Blerim Feka e kaloi kufirin të hënën për tu imunizuar kundër koronavirusit.

‘Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai për mediat nga Kosova.

Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.

Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë është nga skandinavia dhe nuk ka efekt anësor në mpiksjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane para pak ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat