Shtime: Dikush i dëmton memorialet dhe ndriçimin në varreza

Kosova

Shtime: Dikush i dëmton memorialet dhe ndriçimin në varreza

Më: 19 mars 2021 Në ora: 10:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë dëmtuar ndriçimin e varrezave në Komunën e Shtimes.

Po ashtu, të dëmtuara kanë qenë edhe disa memorialë nëpër varreza.

“Shtime, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur, kanë dëmtuar ndriçimin e varrezave si edhe disa memorialë nëpër varreza.

Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat