Ia vranë burrin dhe dy djemtë – nëna gjakovare kërkon të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe

Kosova

Ia vranë burrin dhe dy djemtë – nëna gjakovare kërkon të jetë pjesë e bisedimeve me palën serbe

Më: 19 mars 2021 Në ora: 22:59
Nëna gjakovare

“22 vite po bëhen që në cdo derë kemi trokit dhe nuk e kemi marr përgjigjen e duhur. Tash po shpresojmë se më ndryshim të qeverisë ta marrim përgjigjen e duhur dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë e ta marrin dënimin e merituar e të tregojnë krejt çka kanë bërë”, ka thënë Sharani në “Dhoma e Rrëfimit”.

Ajo ka shtuar se personalisht ka shprehur dëshirë që si nanë me qenë pjesë e bisedimeve me palën serbe.

“E kam cek disa herë që kam dëshirë me qenë edhe unë si nanë pjesë e bisedimeve me palën serbe, të kërkojë arsyen pse i vranë kush i vrau dhe të japin llogarinë që duhet se deri tani asnjë kriminel nuk është dënuar.

Na nuk shkuam në Serbi me luftu ata erdhën te na, ne nuk jemi kriminel nuk bëmë krime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat